Ish-futbollisti i Juventus, Niklas Bendtner do të vazhdojë të qëndrojë në burg edhe për 50 ditë të tjera pasi Gjykata e Apelit nuk e ndryshoi vendimi e mëparshëm të gjykatës.

Ai u procedua për dhunë, pasi në gjendje të dehur në  një festë ai goditi dhe i theu hundën një taksisti, ndërsa pas kësaj ngjarjen ai u arrestua nga autoritet.

E gjitha ka ndodhur pas refuzimit të ish-futbollistit për të paguar një pagesë normale prej 4.8 paundësh si klient normal duke precipituar pastaj në konfrontim dhe thyerje hundësh. Kamerat që ishin vendosur në kabinën e makinës, treguan gjithë dinamikën e ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: