MELBURN

Një person humbi jetën dhe dy të tjetrë u plagosën gjatë një sulmi me thikë në Melburn të Australisë. Mediat e huaja raportojnë se agresori, pasi i vuri flakën makinës së tij pranë një qendre tregtare, qëlloi me thikë tre persona, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.


Më pas ai tentoi të godiste edhe një polici, ndërkohë që njëri prej tyre iu kundërpërgjigj me armë, duke e plagosur rëndë.

‘The Guardian’ raporton se zjarri në makinë u shkaktua nga një pajisje shpërthyese e hedhur nga personi i arrestuar. Aktualisht agresori është kapur nga policia, ndërsa ndodhet në spital. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)