Ekonomisti I njohur francez në Tiranën e Enver Hoxhës më 1966

Alfred Sauvy një prej atropologëve dhe ekonomistëve të shquar francezë ka vizituar Shqipërinë më vitin 1966. Kolumnist I Le Monde deri në fillim të vitit 1990 kur ndërroi dhe jetë Sauvy është një personalitet për kontributin që ka dhënë për shekullin XX. Eshtë professor Ferdinand Leka gjuhëtari I njohur I cili flet për këtë vizitë si ish shoqëruesi I tij. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli e ka nisur vitin 2022 me një vizitë në shtëpinë e profesorit për ti uruar festat. Një libër në frëngjisht I Sauvy të cilin profesori mban në dorë bëhet shkak për të mësuar më shumë për këtë vizitë. “Ky është shkencëtari më I madh që ka ardhur në Shqipëri. E kam shoqëruar unë më 1966. Atë duhet ta priste Enver Hoxha por ai nuk e dinte se kush është. E kam shoqëruar një javë dhe kam më mësuar shumë prej tij”, thotë prof Leka duke treguar dhe autografin që atropologu I madh I ka shkruar.
Ky vit shënjon dhe 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, ku prof. Leka është një prej 87 delegatëve, si përfaqësues i Institutit të Gjuhësisë.
Prof. Ferdinad Leka është autor i veprave studimore si “Fjalori i Ri Kompakt Italisht-Shqip dhe Shqip-Italisht”, “Ushtrime përgatitore për një italishte me themel”, “Fjalori themelor Italisht-Shqip (Dizionario Fondamentale Italiano-Albaneze”)”, “Fjalori i Termave të Letërsisë”, “Antologji e Historisë së Kohës së Vjetër, Qytetërimet e Lashta, Lindja e Lashtë, Greqia, Roma, Ilirët” etj. Përkthimeve si: “Faik Konica” “Shqipëria, Kopshti Shkëmbor i Europës Juglindore”, titulli i origjinalit “The Rock garden of Southeast Europe”, “Histori e Kishës, Zhvillimi i Jetës së Kishës nga rreshajet deri në ditët tona”, Michel Lemonnier, “Botëkuptimi i Dostojevskit”, Nikolai Berdjajev, “Zanafilla dhe kuptimi i komunizmit Rus”, Nikollaj Berdajev, “Jezusi i Nazaretit”, Joseph Ratzinger (pjesa e dytë nga hyrja në Jerusalem deri te ngjallja), Henry Barraud, “Për të kuptuar muzikën e sotme” etj.
“Gjatë kësaj vizite profesori na foli për kujtimet e një jete në shërbim të shqipes që po shkruan, ku një vend të gjerë zë dhe Kongresi i Drejtshkrimit, si dhe pikëpamjet e tij mbi shqipen e kulturën sot.
Dhjetëra dorëshkrime, që ishin në një kënd të bibliotekës së familjes, e çuan bisedën te puna e nisur nga QKLL-ja për ngritjen e një Instituti të Dorëshkrimeve për autorët shqiptarë. Kjo iniciativë, për prof. Lekën, është shumë e rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë sonë letrare e historike”, thuhet në njoftimin e QKLL.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb