Duket se zhvillimet e fundit në Kryesinë e Kuvendit nga ana e opozitës, ka bërë që komisionet të zhvillohen edhe këtë të hënë online.

Gazetari Osman Stafa tha për News24 se sot janë parashikuar që të mbahen 7 komisione, disa prej të cilave po mbahen aktualisht online. Sipas Stafës, deri më tani i vetmi komision që nisi fizikisht në Kryesi ishte ai për Sigurinë Kombëtare. Por duket se dhe në këtë mbledhje ka pasur debate, mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Gjithçka duket se ka nisur pasi deputeti i PD-së, Flamur Noka ka zënë vendin e kryetarit të komisionit, Nasip Naço, ndërkohë që ky i fundi mes ironisë tha se mbledhja nuk mund të drejtohet nga dy kryetarë.

DEBATET
Nasip Naço:
Do të mblidhemi online në orën 16:00. Do ju vijë linku
Gazment Bardhi: Nuk jemi në gjendje lufte. Online janë dhe të dhënat e TIMS, jeni duke shkelur rregulloren. Respektoni kushtetutën dhe rregulloren
Naço: Faleminderit për prezencën. Do ju lutesha që në mënyrë demokratike mbledhjen.

Bardhi: Drejtoresha duhet të vijë të deklaroj për TIMS-in.

Në këtë komision, do të diskutohej mbi projektbuxhetin e vitit 2024, ku të pranishëm do të jenë përfaqësues të Shërbimit Informativ Shtetëror.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb