Vladimir Kurti ka treguar njohjen e tij me Dan Hutrën, vrasësin e motrës së tij, si dhe të dy grave të tjera.

Në një intervistë telefonike nga ambientet e burgut për gazetarin Spartak Koka në emisionin Uniko, Kurti tregoi se si kishte qenë marrëdhënia e tij me Hutrën dhe se ky i fundit kishte kërkuar që të qëndronte në dhomë me të.

INTERVISTA
Spartak Koka: Me kë flasim?
Vladimir Kurti: Me Vladimir Kurtin.
Spartak Koka: Nga cili burg po flet aktualisht?
Vladimir Kurti: Nga 313-ta.
Spartak Koka: Na lejoni t’ju shprehim ngushëllime për humbjen e motrës tuaj.
Vladimir Kurti: Rrofsh shumë faleminderit.
Spartak Koka: E dyta, e mund të na tregosh konkretisht në ç’rrethana e njeh ti Dan Hutrën dhe cilat kanë qenë marrëdhëniet fillimisht mes jush dhe më pas dalim te konfliktet?
Vladimir Kurti: Dan Hutrën ma kanë sjellë te dhoma në 2022. Edhe e kanë sjellë atje në dhomë pa dëshirën time pasi ai i pa të gjitha dhomat e sektorit nuk pranoi, kërkonte me hy në dhomë tek unë.
Spartak Koka: Po përse kërkonte tek ty?
Vladimir Kurti: Sepse ai ishte qëllimi i tij. Nuk ndihem mirë me të tjerët thoshte dhe dua në dhomë me ty. Edhe kërkonte…. nuk pranonte në dhomë me të tjerët.
Spartak Koka: Dhe e pranove pastaj?
Vladimir Kurti: Po dhe s’e pranove këtu ….e fusin në dhomë në daç refuzoje në daç mos e refuzo.
Spartak Koka: Po ti nuk e ke refuzuar fillimisht apo jo?
Vladimir Kurti: Fillimisht po.
Spartak Koka: E ke refuzuar?
Vladimir Kurti: Po pasi më tha ka qenë në burg për një vrasje, aty e refuzova. Thashë nuk pranoj të rri në dhomë me të. Kam thashë hallet e mia, problemet e mia, nuk… a më kupton. Pastaj aty ndërhyri komanda, tha nuk pranon të hyjë në dhoma të tjera me justifikimin që unë s’rri në dhomë me legena, nuk rri në dhomë me… a më kupton.
Spartak Koka: Kështu shprehet Dan Hutra?
Vladimir Kurti: Po, kërkoi të hynte te dhoma ku isha unë. Aty erdhi shefi i regjimit dhe tha mbaje për hatrin tim, mbaje a më kupton se është çun i mirë është….
Spartak Koka: E mbajte?
Vladimir Kurti: Pastaj aty ka qëndruar 3 muaj në dhomë me mua.
Spartak Koka: Domethënë keni qenë në dhomë vetëm ju të dy?

Vladimir Kurti: Jo. Kemi qenë 4 veta. Kanë qenë edhe 2 të tjerë. Pastaj aty filloi me këto; ‘unë të ndihmoj, unë të nxjerr nga burgu, unë njof një mik kam një mik timin te spitali i burgut, unë kështu’… a më kupton. Si e si me më afru.
Spartak Koka: Të afroi?
Vladimir Kurti: Po.
Spartak Koka: Si i keni pasur marrëdhëniet në fillim?
Vladimir Kurti: Marrëdhëniet mirë deri sa filloi të fliste. Pasi filloi të fliste të thoshte këto gjërat ‘jo të nxjerr nga burgu, jo njof një doktor dhe ju paguaj 150 mijë euro që ti të dalësh nga burgu ee’… a më kupton.
Spartak Koka: I njihte vërtetë apo i kishte premtime?
Vladimir Kurti: Ai thoshte i njoh ku di unë tani.. Ai thoshte ‘e njoh dhe e kam njeri timin thoshte, është te spitali i burgut’. Ma pati thënë edhe emrin e atij po tani s’e mbaj mend.

Spartak Koka: Si mund ta përshkruash në fillimin e marrëdhënies mes jush? Marrëdhënies shoqërore mes jush?
Vladimir Kurti: Ata e kishin çuar te godina tjetër. Dhe te godina tjetër nuk ka pranuar që të qëndrojë. Dhe e kanë sjellë nga godina e re, kjo që quhet godina e Spakut.
Spartak Koka: A të ka folur ndonjëherë për nusen e tij Alketa Hysa dhe përse kishte rënë në burg për faktin që mund të ketë thënë ndonjëherë që ‘ore do t’i vras pasi të dal nga burgu ato të familjes Hysa’?
Vladimir Kurti: Ai thoshte do vras me policë, do vras këto, do vras ato, ai tërë ditën atë muhabet bënte, unë prandaj kërkova ta hiqja nga dhoma.
Spartak Koka: Po e ka thënë tekstualisht që do vras këtë do vras atë?
Vladimir Kurti: Po si s’e ka thënë, mos merrja unë në telefon ai ka qenë duke bërë masakër jashtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb