Me 7 pikë në 9 javë, Dinamo preku fund, një ecuri negative e cila detyrojë Di Biagio-n të largohej nga drejtimi i “nëndetëses”. Tekniku italian nuk mundi dot të bënte mrekullinë, por të paktën gjeti forcën të largohej me “klas”, dorëheqja e tij në atë formë, duke hequr dorë edhe nga kontrata 2-vjeçare ia bëri më të lehtë punën stafit drejtues për të gjetur një trajner të ri.

363387178 678152731017529 4897260804587220328 N
363387178 678152731017529 4897260804587220328 N

Në fakt, presidenti Bardhi dhe pjesa tjetër e stafit, nuk iu desh shumë kohë për të gjetur pasuesin e Di Biagio-s pasi e kishin brenda familjes.

376503467 703429385156530 4487839321720790738 N
376503467 703429385156530 4487839321720790738 N

Numri një i klubit konfirmoi për “Panorama Sport” se trajneri i ri do të jetë Dritan Mehmeti, pikërisht trajneri që i rikthye në elitë, ndërsa për momentin mbante postin e trajnerit të ekipi U-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb