Lajmi se Ibrahimoviç ka blerë aksione te skuadra e Hamarbit, ka nxehur shumë tifozët e Malmos, skuadra ku sulmuesi suedez nisi karrierën e tij. Fakti që Ibra do financojë një ekip rival nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Malmos, që tani kanë kaluar menjëherë në kundërsulm dhe kërkojnë të heqin nga stadiumi i tyre statujën dedikuar sulmuesit potent.

“Tani përpara stadiumit tonë, ne po nderojmë pronarin e Hamarbit: të hiqet statuja”, shkruhet në peticionin on-ine, të nisur nga Tomas Ruziç, i cili për gazetën “Aftonbladet” thotë: “Kur ai vendosi të blejë Hamarbin dhe deklaroi se do ta shndërronte atë në klubin më të madh në Suedi, atëherë ka vendosur që të kriset përfundimisht me ngjyrat tona. Me lekët e tij mund të bëjë çfarë të dojë, por ne nuk mund të pranojmë që të nderojmë pronarin e Hamarbit”.

Ndërkohë tifozët kanë nisur ta vandalizojnë statujën. Sot në mëngjes koka e veprës ishte mbuluar nga një thes plastik ndërsa në duart e statujës ishte vendosur një sifon banje…

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb