Arijon Ibrahimovic po luan edicionin e parë të Frosinone dhe në 5 ndeshje, lojtari shqiptar ka shënuar 1 gol. Sulmuesi, në një intervistë të dhënë ka prekur tema të ndryshme, duke treguar kështu këndvështrimin e tij.

“Po kërkoja një ekip për të luajtur dhe e kuptova që në bisedat e para me drejtorin Angelozzi dhe trajnerin Di Francesco se ky mund të ishte vendi i duhur. Një ekip i sapo ngjitur në elitën italiane? Pse jo. Unë isha i interesuar për një ekip të ndërtuar për të ofruar futboll dhe një trajner që donte të punonte me të rinjtë. Kisha parë gjithashtu disa video të ndeshjeve të Frosinones”.

“Bayern? Po flasim për një klub të madh. Unë jam lidhur me Musiala-n, por nuk harroj këshillat e rëndësishme nga Kimmich dhe Muller dhe pastaj është skuadra që ne jemi tifozë si një familje.

“Më të mirë në Serie A? Do të them katër: Lukaku, Dybala, Calhanoglu dhe Leao”-deklaroi Arijon Ibrahimovic “ – Tha lojtari, kartoni i të cilit zotërohet nga Bayern.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: