Jo vetëm deklarata për rikthimin në Itali, lufta kundër racizmit dhe frazat polemizuese ndaj Materacit dhe Kristiano Ronaldos. Zllatani është më shumë se kaq dhe këtë e ka zbuluar në numrin e radhës të reviztës “GQ”. Suedezi nuk e humbet rastin për të nënvizuar edhe njëherë anën egocentrike të karakterit të tij.


“Kuentin Tarantino është historia e kinemasë, siç jam unë historia e futbollit. Ai e do kinemanë siç dua unë futbollin. Shihet qartë që ka pasion, është një gjeni, pak i çmendur, por e do atë që bën dhe kërkon t’ia transmetojë publikut. Siç bënte Muhamed Ali, një tjetër mit si persion dhe si atlet. Mua do të më pëlqente të merrja pjesë në një film aksion me Tarantinon dhe Djuen Xhonson “The Rock”, ku të jem personazhi negativ dhe t’ia thyej turinjtë. E respektoj shumë dhe ai përfaqëson me të vërtetë ëndrrën amerikane”.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb