Në një story në Instagram, Iggy Azalea ka zbuluar papritur që është bërë nënë. ‘Kam një djalë’ ka thënë reperja 30 vjeçare drejtpërdrejtë. Ajo nuk kishte deklaruar ndonjëherë që ishte shtatzënë dhe as ishte shfaqur në publik me barkun rrumbullak duke mbajtur sekret gjithçka për fëmijën. ‘Dua që jeta e tij të mbetet private, por në të njëjtën kohë kam dashur të qartësoj që nuk është një sekret dhe që e doja me gjithë shpirt ta ndaja me ju’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

‘Po prisja momentin e duhur për të thënë diçka por ndjej që sa më shumë kalon koha aq më shumë jam në ankth për të ndarë me botën këtë lajm të madh’, vazhdon mesazhi pa foto i reperes.
Në dhjetor qarkullonin zëra për një shtatzëni të reperes, por asgjë nuk ishte konfirmuar nga këngëtarja. Në mesazhin social Iggy Azalea nuk e ka përmendur babain e vogëlushit, edhe pse prej 2018 ajo është sentimentalisht e lidhur me reperin Playboi Carti, një marrëdhënie që shpesh herë ka qenë në krizë.

DJ Akademiks kishte uruar çiftin për lindjen e djalit në Instagram duke shkruar: Urime Iggy Azalea dhe Playboi Carti për lindjen e djalit të tyre këtë fundjavë’.

Në korrik 2019 fansat kishin dalluar një unazën prej diamanti në gishtin e Iggy, një fejesë e mundshme zyrtare, por në fakt asgjë e konfirmuar prej saj.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb