Merkatoja e Lacios ditët e fundit është e përqëndruar në një emër të vetëm, atë të serbit Milinkoviç Saviç, që në rast shitjeje, jo vetëm do të sillte një plusvalencë të përbindshme, por do të financonte dhe merkaton në hyrje të kryeqytetasve bardhekaltër.

Ndaj Igli Tare, sikundër raportojnë mediat italiane, gjendet në Madrid, për t’u takuar me Zhorzhe Mendezin, agjentin numër një në botë, që ka në dorë fatet e transferimit të Sergej Milinkoviç Saviç. Drejtori Sportiv i Lacios pretendon jo më pak se 80 milionë euro nga kartoni i mesfushorit, ndërsa Mançester Junajtid është i gatshëm të pagujë, duke qenë se serbi është elementi i duhur për të zëvendësuar Pol Pogban. Gjithashtu, në tratativa do të jenë dhe lojtarë të tjerë të skuadrës bardhekaltër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb