Hysaj-Sarri ka qenë një marrëdhënie e fortë, ndër vite, Hysaj ka ndjekur mentorin e tij në çdo skuadër ku Sarri ka shkuar. Pasi i dha dorën kur ishte tek Empoli, Sarri e mori më pas te Napoli, e kërkoi me insistim edhe kur ishte pjesë e Chelsea-t, por kjo lëvizje nuk u realizua. Më pas dyshja u bashkua te Lazio, gjatë kohës kur drejtor sportiv ishte Igli Tare.

Hysaj
Hysaj

Pas një periudhë të gjatë bashkëpunimi, palët mund të ndahen në fund të këtij sezoni. Sipas Corriere dello Sport, drejtuesit e Lazio-s po mendojnë të shesin Hysajn, lojtar të cilin Tare e solli falas. Në fakt, ideja e drejtuesve është ta nxjerrin në shitje që në merkaton e janarit, por sipas Corriere dello Sport, pengesë mbetet paga e tij prej 2,2 milionë euro neto në sezon.

Lazio
Lazio

Për momentin nuk ka oferta konkrete, të paktën nuk janë bërë publike deri më tani, por sipas të gjithë gjasave, Hysaj pritet të largohet në fund të sezonit. Anësori kuqezi po zhvillon një sezon me ulje ngritje, shpesh jo preferencë e parë e Sarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: