TIRANE – Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku nuk lë rast për t’i shprehur dashurinë gjyshes së tij, Ijes, të cilën e ka pikë të dobët. Në të gjitha daljet publike ai flet për Ijen e tij dhe për marrëdhënien e veçantë të tyre. Nuk mund të mungonet dhe një urim nën ditën e lindjes së gjyshes, ku Besi ka folur aq bukur dhe aq ëmbël për personin e më të shtrenjtë.
“Ija ime, nuk ta uroj dot ditëlindjen duke të thënë “edhe 100” sepse do ishte e pamundur. Vec do të të them 1000 falenderime qe mke rrit, 1000 falenderime që gatuan bukën më të shijshme në botë, 1000 falenderime që për cdo bekim që mke dhënë, për cdo rrënje domateje që kemi mbjell bashk, për djathin, gjalpin, recelin, mullagat, zambakët e kurorat me lule dele mbi kokë. Edhe në pastë njeri që mka mësuar të jem vetvetja edhe i natyrshem, ajo je ti. 1000 falenderime që jetën e sheh vetëm me ngjyra, pozitivitet edhe u tregove të gjithëve që “robi plaket kur don vet”. Zemra jote është tempull dashurie për femijet dhe teë gjith nipërit e mbesat. Ti puth duart o Ije. Të duam shum. Edhe lavdi Zotit që do jetosh ditën të shohesh femijën tim, e ta vesh në gjumë “fli se gjumin ta ruan Ija” sikur mua dikur.”- shkruan aktori i njohur në urimin e tij për gjyshen.
(BalkanWeb)