Pak muaj më parë dy artistë të njohur të muzikës shqiptare u larguan nga Shqipëria. Bëhet fjalë për çiftin Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi të cilët u vendosën në Staten Island në SHBA.
Ishte vetë kompozitori Saraçi ai që e dha lajmin e largimit, duke u shprehur i zhgënjyer nga Shqipëria.

Megjithëse kohët e fundit veprimtaria e tyre artistike ishte më e rrallë në skenë, duket se dy artistët janë angazhuar seriozisht në SHBA. Kjo gjë duket edhe në një postim të organizatores së eventeve në Toronto të Kanadasë, Teuta Ajdini Haxhillari. Ajo ka publikuar një foto të Saraçit e Konçit duke punuar dhe fton shqiptarët në SHBA t’i bashkëngjiten eventit.

“Artistët e shquar shqiptarë, këngëtarja e madhe Mira Konçi, dhe një nga kompozitorët më të shkëlqyer shqiptarë, Shpëtim Saraçi të ftuar në “Rh Scholarship Event November 18”. Ju mirëpresim!”, shkruan Haxhillari.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb