SARANDE- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka  nisur aksionin duke shembur disa godina të paligjshme, që shërbenin si lokale në pikën turistike të “Syrit të Kaltër” në Sarandë.

Pronarët e lokaleve pretendojnë se janë njoftuar 24 orë më parë ndërsa disa prej tyre kanë çmontuar vullnetarisht objektet si Fatmiri i cili tejet i prekur duke lotuar kërkon para kamerave ndihme nga shteti

IKMT ka planifikuar të prishë në këtë zonë turistike 16 objekte pa leje ndërtimi. Objektet janë të madhësive të ndryshme, një dhe dy katëshe, konstruksione druri, me objekt shërbimi.

Disa prej lokaleve në “Syrin e Kaltër” kishin nisur çmontimin e tendave, por punëtorët e tyre nuk e kanë fshehur revoltën dhe zemërimin para kamerave. Njëri prej pronarëve që kishte një lokal në këtë zonë u shfaq me lot në sy para kamerave. Ai tha se dyshonte që tokën mund ta merrte ndonjë i fortë.

“Nuk e di ç’të bëj ku të mbytem, këto janë lot burri, ç’të them, më lajmëruan 24 orë para se të vijnë fadromat dhe më thonë ik, liroje vendin! Si ta liroj? I lutem shtetit, kryeministrit se vetëm tek ai kam besim, unë nuk kërkoj lëmoshë, se kush është futur për të më zhdukur edhe mua ndonjë lupo, nuk e di”, shprehet ai

IKMT ka planifikuar të prishë në këtë zonë turistike 16 objekte pa leje ndërtimi. Objektet janë të madhësive të ndryshme, një dhe dy katëshe, konstruksione druri, me objekt shërbimi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb