TIRANË- Ish-drejtori i TKOB, Ilir Kerni ka shpërndarë një mesazh falënderimi pas dorëheqjes së tij nga detyra. Kerni shpreh në një postim në facebook, mirënjohje për artistët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur, falë të cilëve thotë se ka përjetuar emocione të forta.

Por pavarësisht ‘përplasjeve’ të tij, Kerni thotë se lajmi i mirë është që qeveria ka një vendim tashmë për rikonstruksionin e TKOBAP.

“Të dashur, mesazhet tuaja të shumta, mbështetja dhe dashamirësia juaj përgjatë këtyre ditëve, më kanë bërë të përjetoj emocione të forta që rrallë herë i kam ndjerë në skenë.
Me mund e sakrifica por mbi të gjitha me shumë dashuri, falë punës së përkushtuar të secilit prej jush i dhuruam artdashësve brenda dhe jashtë vendit produksione të rëndësishme me emra të mëdhenj të artit botëror.
Lajm i mire është gjithashtu se pikërisht në vitin e 60-të të teatrit, Qeveria Shqiptare bën me dije dhe vendimin për rikonstruksionin e TKOBAP.
Përulësisht mirënjohës që isha njëri prej jush në rrugëtimin tonë të përbashkët si artistë. Miqësisht, Ilir Kerni! Tirane 3 gusht 2016”, shkruan ish-drejtori i TKOB.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: