TIRANË

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka takuar sot në Tiranë artisten nga Kuvajti, Ebtisam Al Houti, i cila së fundmi është angazhuar për të promovuar në botë karakteristikat dhe vlerat e mëdha e të rëndësishme që ka kombi shqiptar.

Me anë të një reagimin në “Facebook”, kreu i shtetit ka shprehur mirënjohje të thellë për artisten nga Kuvajti, ku i ka kushtuar edhe një libër vendit tonë të titulluar “Shqipëria, buzëqeshja e ndritur e mikpritjes”.

“Një takim i përzemërt me artisten kuvajtiane, Ebtisam Al Houti, e angazhuar vitet e fundit për të promovuar në botë një nga karakteristikat dhe vlerat më të mëdha e më të rëndësishme të kombit shqiptar, mikpritjen. I impresionuar nga albumi i saj “Shqipëria, buzëqeshja e ndritur e mikpritjes”, libri i parë kuvajtian për vendin tonë, një sprovë e lavdërueshme që nxjerr në pah edhe potencialet tona të jashtëzakonshme turistike.

Mirënjohje përpjekjeve të artistes Al Houti për të forcuar ndjenjat vëllazërore me popullin kuvajtian dhe për të krijuar një guidë për turistët e huaj, si udhërrëfyes për vlerat njerëzore dhe bukuritë përrallore të Shqipërisë.?????”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: