Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka deklaruar se “inceneratorët” nuk mund të jetë një çështjes e përgjegjësisë individuale.

Ai u shpreh se ka qenë vetë ministër dhe e di shumë mirë zinxhirin e vendimmarrjes.

Ai u shpreh se ka të tjerë persona që janë më të rëndësishëm se Alqi Bllako dhe ata janë personat që kanë marrë vendimin kryesor.

“Inceneratorët, kurrë nuk mund të jetë çështjes individuale e një ministri apo drejtori. Kam qenë ministër, pasi merr mendimet e drejtorive ministri firmos dhe i paraqet në disa ministri, çohet në Kryeministri dhe miratohet në mbledhjet e qeverisë. Ky është zinxhiri. Alqi mbase është më pak i fajshmi, por rendja për të kanalizuar problemin me dy njerëz, kur ata që kanë marrë vendimin kryesor janë më fajtorë…

Ajo që i penalizon ato është vota popullore”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb