Gazetarja e kronikës Klodiana Lala dhe analisti Artur Zheji kanë folur në emisionin “Pikat mbi i” për dëshmitë e “killerit” Nuredin Dumani dhe rastet kriminale që mund të zbardhen prej dëshmive të tij.

“Një Nuredin Duman tjetër që mund të flasë për këto ngjarje edhe mund të ketë. Apo në rastin e vrasjes së Sokol Olldashit, se është provuar zyrtarisht që është një aksident. Se janë ngritur edhe dyshime për një vrasje të mundshme, por nuk e konfirmoj dot personalisht. Në një rrethanë të caktuar ato mund të zbardhen nga një i penduar tjetër. Nga rasti i Dumanit nuk rezulton të ketë folur për këto dy ngjarje. Ka implikuar personazhe shumë të njohur në Durrës. Janë kontrolluar shumë banesa në Durrës, mes tyre edhe biznesmeni Xhevdet Troplini. Është kontrolluar banesa e djalit të tij dhe e nipit, por të më falë publiku se nuk e publikoj dot vrasjen për të cilën bëhet fjalë. Është plotësisht i besueshëm për ato ngjarje ku ka qenë i përfshirë direkt, ndërsa SPAK duhet të hetojë për ngjarjet që pretendon se ka informacion”, tha Lala.

Në vijim Zheji dhe Lala konfirmuan të dy së bashku se afera e inceneratorëve mund të zbardhet shumë lehtë nga policia nëse gjurmohen edhe llogaritë of-shore të personazheve të përfshirë në këtë skemë multimilionëshe përfitimi nga fondet publike.

Lala: Për inceneratorët faktet janë aty. Mund të zbulohet lehtësisht, nëpërmjet gjurmimit të llogarive ofshore, kontakteve.

Zheji: Nëse mund të shkohet te bankat of-shore ato nuk janë më of-shore. Vetëm amerikanët mund ta bëjnë atë dhe ata për të gjetur Bin Landenin. Ato janë të tilla, por asnjëherë nuk gjendet përfituesi fundor. Po patëm fat të gjejmë një numër të gjatë shifror që e kanë ata dhe…

Lala: Por ja që policia e shtetit pati fat që i doli Nuredin Dumani.

Zheji: Jo po thoj diçka tjetër. Në of-shore, në pjesën dërrmuese nuk ka identitet. Ai që i depoziton paratë mund të jetë një zar, si ky Klodiani a të tjerë. Në fillim merret një shifër e gjatë me 30 numra dhe ti ke një aparat që e mban atë shifër që mos të humbë. Ndaj akti i besimit të këtyre Zotove është shumë i madhe se ata mund të zhduken, duke lënë ndonjë gjë këtu normale. Në botën kriminale mirëbesia nuk funksionon por garancia janë pengjet. Prandaj jam dakord me Klodianën që kjo afera e inceneratorëve mund të zbardhet shumë kollaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb