Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një intervistë në emisionin ‘Koha për t’u zgjuar’ në ‘News24’ të Bashkim Hoxhës, ka komentuar incidentet që kanë ndodhur në Elbasan.

Duke u ndalur tek incidenti që ndodhi mes militantëve të PS-së dhe të PD-së, në Ditën e Verës, akuzoi demokratët se ka qenë një akt i shkaktuar nga ata.

Ka disa ditë që ka nisur fushata, madje ngjarjet nga Elbasani ku ju kandidoni na solli lajme jo të mira. Si paraqitet situata në këtë qytet?
Fushata është e qetë. Ajo që ndodhi në Elbasan nuk ka lidhje me fushatën. Jemi duke dalë para të ndershmëve, që është populli. Ajo që ndodhi në Elbasan ishte një akt i shkaktuar nga PD, për të prishur festa. Në dasmë nuk shkohet ne flamuj partie. Festa e Ditës së Verës është festë që shkohet për të respektuar këtë festë. Është moment i tejkaluar. Mendoj se do të jetë një fushatë e qetë. Apeli im ndaj PD dhe partive të tjera është që të respektojmë vullnetin e shqiptarëve, të qytetarëve

Në ‘dasmë’ nuk shkohet as me grusht…
Patjetër, çdo akt i tillë duhet dënuar. Ishte moment i inskenuar, i rregulluar kokë e këmbë nga PD. Në çdo moment krijon situata që si bën nder Elbasanit. Elbasani është qytet që bashkëjetesa dhe solidaritet është simbol. Sa herë del një demokrat thotë; ‘Elbasani është qyteti i krimit’. Jo mor vëlla, Elbasani është qyteti i dijes. Furnizuese i dijes ka qenë Elbasani. Ju lutem shumë, kur të flitet për Elbasanin, të flasim për gjërat e mira të këtij qyteti. Besoj se këto 4 javë të shkojnë normalisht. Njerëzit duhet të përcaktojnë se cilën parti do të votojnë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb