Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një depo fishekzjarrësh në Indinë jugore , raportojnë mediat indiane duke cituar policinë lokale. Aksidenti ndodhi në distriktin Thrissur të shtetit Kerala gjatë përgatitjeve për një festival hindu.
🚨 ANOTHER VIDEO
Major explosion at a fireworks unit in Mundathikode, Thrissur, Kerala.
13 killed, 40+ Injured till now.
Rapidly developing story.#ThrissurBlast #Kerala #ThrissurPooram https://t.co/bMDNwsHcfp pic.twitter.com/j662jUAxkF
— Public News X (@PublicNewsX) April 21, 2026
Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet pasi disa të plagosur janë në gjendje kritike. Kryeministri indian Narendra Modi shprehu “pikëllimin” e tij për humbjen e jetëve dhe “ngushëllime të sinqerta” familjeve të viktimave.
Të dielën, një zjarr në një fabrikë fishekzjarrësh në shtetin fqinj Tamil Nadu vrau 20 persona.
Fishekzjarrët janë jashtëzakonisht të popullarizuar në Indi dhe përdoren gjerësisht në festivale dhe evente të të gjitha llojeve. Shumë fabrika fishekzjarrësh veprojnë ilegalisht, duke injoruar rregulloret themelore të sigurisë, duke rezultuar në shpërthime të shpeshta vdekjeprurëse.
