INDI- Raportohet se një gjykatë në Mumbai të Indisë e ka shpallur fajtor superyllin e Bollivudit, Salman Khan. Ky i fundit ka goditur një personi të pastrehë me makinë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Mësohet se për shkak të plagove të marra, personi në fjalë ka humbur jetën.

Ky incident ka ndodhur në vitin 2002, pas një mbrëmjeje plot me alkool, ndërsa Salman Khan është përpjekur ta fajësoj shoferin e tij.

Sot, një gjykatë në Mumbai e ka dënuar 49 vjeçarin, Salman Khan, me pesë vjet burg.

Raportet e mediave në Indi deklarojnë se studiot e Bollivudit mund të humbin më tepër se 31 milionë dollarë, nga tërheqja e prodhimit të filmave, për të cilërt aktori kishte nënshkruar tashmë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: