India pritet të hedhë në treg një version digjital të monedhës së saj, rupies. Plani për monedhën digjitale gjen mbështetje të gjerë dhe popullariteti i kriptomonedhave është në rritje.

Ministrja e Financave e Indisë, Nirmala Sitharaman, propozoi në fillim të shkurtit futjen në përdorim të një monedhe digjitale që do të emetohet nga Banka e Qendrore e Indisë (RBI) vitin e ardhshëm financiar.

Hedhja në treg e një monedhe digjitale të Bankës Qendrore (CBDC) synon t’i japë një shtysë ekonomisë digjitale dhe të sigurojë një alternativë ndaj monedhave virtuale private që janë përhapur kohët e fundit. Puna për këtë projekt ambicioz vazhdon prej mëse një viti.

Kufizim i tregtisë së kriptomonedhave

India po përgatitet po ashtu të shtrëngojë tregtinë e kriptomonedhave, e cila po lulëzon, pasi mendon se ato mund të përbëjnë shqetësime serioze për stabilitetin makroekonomik dhe financiar dhe të bëhen rrugë për pastrimin e parave, mashtrimin dhe financimin e terrorit.

Vlerësohet se në Indi ka 15 deri në 20 milionë investitorë të kriptomonedhash me vlerë të përgjithshme prej rreth 400 miliardë rupiesh indiane (4.68 miliardë euro).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb