Indonezi– Ka shkuar në 832 bilanci i të vdekurve nga tërmeti dhe cunami që të premten 28 shtator ka goditur pjesën qendrore të ishullit indonezian të Sulawesi.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i mbrojtjes civile.

Forcat zjarrfikëse vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar. Tërmeti ka shkaktuar shembjen e shumë ndërtesave, ndërsa Cunami ka zhdukur gjithçka ka gjetur përpara.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb