Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Burime për mediat kosovare bëjnë me dije se bëhet fjalë për Arben Gashin, Kujtim Shalën, Haxhi Avdylin dhe Visar Hotin. Sipas këtyre burimeve, Kujtim Shala është pozitiv me koronavirus prej mëse një jave. Ndërsa Arben Gashi, Visar Hoti dhe Haxhi Avdyli kanë dalë pozitivë ditët e fundit.

Ndërkohë Arben Gashi me një mesazh në ‘Facebook’ tregoi mbi simptomat që ka për shkak të virusit.
“Me simptoma të lehta si dhimbje koke e temperaturë, shkova të testohem në repartin e Infektivit. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitivë me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtëpiak dyjavor”, shkruan ai.

Ndërsa mjeku neurokirurg Haxhi Avdyli thotë: “Meqenëse interesimi i miqve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitiv. Lajmi është i vërtetë. Më është konfirmuar që analiza ime ka dalë Covid pozitiv. Gjendja ime është e mirë dhe jam vetëizoluar sipas rekomandimeve.”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: