TIRANE-Kryeministri Edi Rama ritheksoi sot se nesër (më 1 Shtator) pritet të nisë një reformë e fuqishëm kundër informalitetit. Sipas Ramës, ky operacion do të jetë më i madhi dhe më i rëndësishmi i këtij mandati qeveritar, ndërsa u adresoi qytetarëve një mesazh, ‘lini mallin pa paguar nëse nuk ju japin kuponin tatimor’.

Apelit të kryeministrit i përgjigjet një ‘biznesmen’ misrash. Në rrjete sociale qarkullon kjo fotografi ku një shitës misrash i bën apel konsumatorit mos të largohet pa marrë kuponin tatimor. Duket qartë që është një ‘tallje’ e hapur ndaj nismës së qeverisë, sepse një shitës misrash të pjekur në ditët e sotme jo vetëm që është shitës ambulant rruge, nuk paguan as tatime dhe as është i vetëpunësuar, por sikur të mblidhte tërë xhiron vjetore të shitjes së misrave nuk do të arrinte paratë për të blerë kasën për kuponin tatimor.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: