TIRANE – Me një karrierë të gjatë e me klipe të njëpasnjëshme, Ingrit Gjoni vazhdon të prodhojë muzikë për publikun e saj dhe gjithmonë e më shpesh gjendet pranë fansave me koncerte, por nuk i lë mënjanë as videoklipet.

Duke folur për projektin e saj të fundit, “Flakë” Ingriti nga “Rudina” zbuloi edhe disa detaje nga jeta private, raporti që ka me të birin 6-vjeçar, me Coco-n, vajzën e Inis Gjonit, por hapi edhe dyert e shtëpisë së saj të re, në Gjirin e Lalëzit.

Gjithçka në këtë vilë dykatëshe noton në tone të qeta. Sipas ngjyrave që zgjedh të veshë gjithmonë, me ato tonalitete zgjodhi edhe të arredojë shtëpinë.

E bardha dhe bezha mbizotërojnë gjithandej në shtëpi, në mobilie, aksesorë, mure, gjithandej. Në sallon, në dhomat e gjumit, si edhe në të gjitha këndet e tjera të shtëpisë, Ingriti ka bërë gjithçka me duart e veta. Dhe vetëm në një muaj.

Dhoma e Paridit është një magji më vete, krevati është në formën e një makine dhe duket sikur fle mbi një makinë që do të niset nga çasti në çast.
Edhe pse “shtëpia” e vërtetë e Ingritit është avioni, meqenëse vijon të fluturojë nga njëri vend në tjetrin me koncerte dhe punë, kjo hapësirë e re, me bahçen e ëndrrave, është një vend i paqtë tek i cili gjen gjithmonë qetësi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb