Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Delegacionit të BE në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Me anë të një postimi në Twitter, Tabaku u shpreh se diskutimi është fokusuar në rolin në rritje të Parlamentit në lidhje me proçesin e integrimit Europian si dhe suportin e opozitës.

Ajo shtoi se Shqipëria mund të ofrojë potencialin e saj maksimal vetëm nëse arrin të përmbushë me sukses këtë proces.

“Kënaqësi të takohesha me ambasadoren e BE në vendin tonë, ku ndava idetë në lidhje me rolin e Parlamentit dhe sfidat e reja që ka Shqipëria pas IGC. Opozita është e përkushtuar për të kontribuar në këtë proces si e vetmja rrugë transformuese për Shqipërinë dhe e vetmja mënyrë për të çliruar potencialin që kanë shqiptarët”, shkruan Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb