Stefano Pioli nuk fshihet, eliminimi nga Inter në fazën gjysmëfinale të Champions League, i lë një shije të hidhur tekniku kuqezi, por zhgënjimi do të ishte më i madh nëse nuk arrijnë të sigurojnë prezencën në Champions sezonin e ri:

“Lojtarët dhanë maksimumin, të flasësh për pak dëshirë nuk më duket e drejtë. Inter luajti më mirë se sa ne, e merituan finalen për atë që dhanë në të dy sfidat. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, krijuam 2-3 raste, nëse do të shënonim ndeshja mund të merrte një tjetër rrjedhë, Këtë vit u treguam kompetitiv në të dy frontet Serie A dhe Champions League. Të dalësh nga Champions pas një sfidë derbi është shumë zhgënjyese, por do të ishte më e rëndë nëse nuk do të arrijmë të kualifikohemi në Champions sezonin e ri. Nuk mund ta mbyllim sezonin në mënyrë negative”, u shpreh Stefano Pioli pas ndeshjes.

Si gjithnjë, Paolo Maldini u tregua kavalier në deklaratën e tij pas ndeshjes: “Rrugëtimi ynë nuk ka përfunduar akoma. E kemi detyrim të kapim katër vendet e para në Serie A, më pas të presim se çfarë do të ndodhë me Juventusin. Të arrinim në gjysmëfinalen e Champions League ishte një sukses i madh, deri diku edhe i pa pritshëm. Sigurisht të eliminohesh nga Inter është diçka që të djeg, por duhet të jemi realist, Inter e meritoi, në erdhëm këtu në mënyrë të papritur”, u shpreh drejtori sportiv i Milanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: