Juventus ka përpara një transfertë delikate si ajo me Interin nesër mbrëma. I bindur në aftesitë e skuadrës por edhe i vetdijshëm për nivelin e vështirësisë që paraqet derbi i Italisë, trajneri i ekipit nga Torino, Max Allegri i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit.

“Ne duhet të bëjmë një lojë të mirë kundër një ekipi të fortë. Është gjithmonë një ndeshje e mrekullueshme para 70 mijë spektatorëve. Një derbi italian është dhe do të jetë gjithmonë magjepsës. Jemi para Interit në renditje dhe duhet me patjetër të mbrojmë vendin e dytë.”

“Di Maria duket se po bën mirë, Chiesa është në dispozicion. Ai shënoi në Europa League dhe jam shumë i lumtur. Nuk e di, ndoshta mund të jenë të dy në lojë. Milik dhe Alex Sandro nuk janë në dispozicion. Bonucci dhe Miretti do të vlerësohen. Locatellin e zëvendësova ndaj Freiburg për t’i kursyer kohë.”

Europa League– “Sporting është një ekip i mirë, kanë teknikë dhe entuziazëm. Janë të rinj, por janë të dobishëm. Sa i përket Champions League, fati është për italianet që kanë mundësi 75% mbërritjen në finale. Kjo është një shenjë e mirë për futbollin italian.” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: