TIRANË- Sopranoja Inva Mula rikthehet në skënën shqiptare. Por këtë herë jo vetëm në rolin e sopranos, por edhe si regjisore e Operas “Pagliacci” që do të ngjitet në TKOB në muajin maj. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Teatrit të Operas, Ilir Kerni.

Deklaratat e tij drejtori Kerni i bëri gjatë provave gjenerale të baletit me dy akte “La Sylphide”, në të cilën në vitin 2007 ishte vetë në rolin e protagonistit, ndërsa sot do të jetë në rolin e koreografit. Për të ky është emocion i veçantë, duke qënë se baleti ka brenda një histori dashurie dhe të gjithë balerinët e përzgjedhur janë të duhurit.
“La Sylphide” është një balet romantik me muzikë të Herman Lovenskiold dhe libret të Adolphe Nourrit dhe do të  ngjitet në skenën e TKOB në datat 27 dhe 28 mars në orën 19.00.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: