Forcat pro-iraniane Hashd al-Shaabi në Irak i kanë dhënë fund rrethimit të tyre në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, ku gjenden ndërtesat qeveritare dhe misionet diplomatike.

Sipas informacioneve, pjesëtarët e grupit Hashd al-Shaabi i dhanë fund rrethimit të ndërtesave qeveritare dhe portave të Zonës së Gjelbër, të cilat më parë i morën nën kontroll.

Ndërkohë, automjetet e blinduara të forcave qeveritare irakiane të sigurisë u vërejtën duke u vendosur në Zonën e Gjelbër dhe rreth saj, kurse masat e sigurisë u rritën.

Ndryshe, rrethimi i shoqëruar me armë ndodhi pasi Hashd al-Shaabi kërkon lirimin e komandantit të Enbarit të grupit, Qasim Muslih, i cili është arrestuar nga forcat e qeverisë irakiane me akuzën për “terrorizëm”.

Qasim Muslih dyshohet se është përgjegjës për vrasjen e aktivistëve civilë në Qerbela dhe sulmet me raketa në Bazën Ushtarake Ayn al-Asad në perëndim të vendit, ku gjenden të vendosura trupat amerikane.

Më herët, kryeministri irakian Mustafal al-Qadhimi njoftoi se komandanti në fjalë po merrej në pyetje në Komandën e Operacioneve të Përbashkëta në Zonën e Gjelbër.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb