IRAK-Drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova dënoi sot shkatërrimin barabar të trashëgimisë kulturore në Irak, ku xhihadistët kanë shkatërruar qendrat e vjetëra në territoret që kontrollojnë.

”Iraku posedon mijëra tempuj, ndërtesa, qendra arkeologjike, objekte që janë një thesar për gjithë njerëzimin”, deklaroi Bokova gjatë një vizite në Bagdad.

“Ne nuk mund të pranojmë që ky thesar, kjo trashëgimi e civilizimit të shkatërrohet në mënyrën më barbare”, shtoi ajo.

“Ne duhet të reagojmë, nuk ka kohë për të humbur, sepse ektremistët po përpiqen të fshijnë identitetin. Sepse ata dinë që nuk ka më identitet, nuk ka më histori. Mendojmë që kjo është e papranueshme”, nënvizoi drejtoresha e përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arsimin dhe kulturën.

Xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik kontrollojnë disa territore në Irak dhe kanë shkatërruar që i konsiderojnë si idhujtar apo heretike.

Shteti Islamik ka shkatërruar varre, kisha dhe mbishkrime të çmueshme në qytetin e Mosulit.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb