Irani së shpejti do të vendosë sanksione hakmarrëse kundër BE-së dhe Britanisë së Madhe, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit Nasser Kanaani.

“Veprimet e BE-së dhe Britanisë së Madhe janë një shenjë e paaftësisë së tyre mendore për të kuptuar siç duhet realitetet e Iranit modern, si dhe konfuzionin e tyre për fuqinë në vendin tonë. Irani së shpejti do të shpallë një listë sanksionesh të reja kundër shkelësve të të drejtave të njeriut dhe promovuesve të terrorizmit në BE dhe MB”, tha Kanaani.

Më 23 janar, BE publikoi një paketë të re sanksionesh personale kundër Iranit, duke përfshirë 18 individë dhe 19 organizata që BE i konsideron të përfshira në shtypjen e protestave në vend. Lista përfshin gjithashtu Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe divizionet e saj rajonale.

Më 18 janar, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që i bën thirrje udhëheqjes së BE-së të përfshijë IRGC-në në listën e organizatave terroriste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb