Irani është vendi i parë në botë që raportoi valën e re të dytë të infeksioneve të koronavirusit, pasi lehtësoi masat e bllokimit në vend.

Sipas mediave të huaja, vendi i Lindjes së Mesme, regjistroi një rekord të rasteve të mërkurën me 3,574 të infektuar. Numri më i madh i rasteve gjatë valës së parë ishte me 3,186, të regjistruara më 30 mars.

Irani filloi të lehtësojë masat e bllokimit, të cilat u vendosën në shkurt pas rasteve me koronavirus, ndërsa në mes të prillit sëmundja filloi të “zbutej”.

Bëhet e ditur se rritjet e rasteve u ngritën përsëri në fillim të muajit maj, ndërsa vendi tani ka raportuar për tre ditë me radhë me mbi 3,000 të infektuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb