Irani ka paralajmëruar se do të përdorë armë të reja dhe do të zgjerojë gjeografinë e objektivave në rast të një sulmi të ri nga Shtetet e Bashkuara.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Hossein Mohebbi, deklaroi se Teherani është i përgatitur edhe për një konflikt të zgjatur. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, ai paralajmëroi se në rast të një sulmi të ri amerikan, përgjigjja iraniane do të jetë ndryshe nga ajo e mëparshme.
“Nëse ndodh një sulm i ri, ne patjetër do të ndryshojmë armët dhe gjeografinë e luftës”, tha Mohebbi.
Deklarata e tij sinjalizon se Irani mund të zgjerojë si llojin e armëve të përdorura, ashtu edhe zonat që do të konsiderohen objektiva, duke përfshirë vende që deri tani nuk janë goditur nga Teherani.
