Irani do të abstenojë në votimin për projekt-rezolutëm e OKB-së që kërkon që Rusia të tërheqë forcat e saj nga Ukraina, ka thënë delegati i Teheranit në New York.

Vendet anëtare të OKB-së po debatojnë aktualisht një projekt-rezolutë që bën thirrje për “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” në Ukrainë, e cila i kërkon Rusisë që “të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës”.

Megjithatë Amir Saeed Iravani, përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB tha se rezoluta e propozuar nuk është një mjet për t’i dhënë fund konfliktit në mënyrë paqësore. Ai tha se në vend që të bashkojë vendet anëtare, rezoluta do t’i “polarizojë ato”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: