Gjatë një vizite pune në Itali, Presidenti i “Hysenbelliu Group” dhe i “Focus Media News”, zoti Irfan Hysenbelliu, shoqëruar nga i biri Fatmir Hysenbelliu, ka zhvilluar një takim me biznesmenin dhe botuesin Paolo Berlusconi, vëllanë e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

Takimi i zhvilluar në Milano u përqendrua në mundësitë e bashkëpunimit në fushat e biznesit dhe mediave, duke hapur mundësi të reja për partneritete strategjike midis të dyja palëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ky bashkëpunim i mundshëm pritet të sjellë përfitime të ndërsjella dhe të kontribuojë në forcimin e lidhjeve mes vendeve.

Në shenjë mirënjohjeje dhe kujtimi, Paolo Berlusconi i dhuroi presidentit Hysenbelliu një album nga jeta e Silvio Berlusconit, një simbol i respektit dhe lidhjeve të forta mes dy botëve të biznesit dhe medias.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb