Irina Valer’evna Šajchlislamova, njohur nga publiku si Irina Shayk, feston sot 30 vjetorin.

Modelja e famshme ka studiuar më parë muzikë dhe pastaj ekonomi, por duket se fati i saj ishte destinuar tjetërkund.

Bukuroshja lindi në 6 janar, 30 vjet më parë, në një qytezë ruse. Pavarësisht se ishte një studente shumë e mirë, fiziku i saj i mrekullueshëm dhe bukuria e saj natyrale e shtynë të provojë në fushën e modës, ku suksesi i saj ishte botëror.

Sot ajo është një nga modelet më të kërkuara dhe të paguara në tregun e modës dhe një nga dëshmitaret e shumë firmave të famshme. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: