Irina Shayk duket se nuk ecën shumë me sportistët. Romancës së shkurtër mes ish-lojtarit të NFL-së, Tom Brady dhe supermodeles ruse i ka ardhur fundi. Pavarësisht vëmendjes intensive mediatike që ka rrethuar lidhjen muajt e fundit, duket se shkëndija mes tyre është zbehur.

Thashethemet për lidhjen mes Brady dhe Shayk nisën të qarkullonin në mes të korrikut dhe gushtit të këtij viti, kur u zbulua se ish- e dashura e Cristiano Ronaldos e kishte kaluar natën në rezidencën e ish-qendërmbrojtësit në Los Angeles.

Sipas portalit TMZ, megjithatë historia e dashurisë ka marrë fund. Romanca e shkurtër erdhi pasi Tom finalizoi divorcin e tij nga Gisele Bündchen në tetor 2022. Së bashku ata kanë djalin 13-vjeçar Benjamin dhe vajzën 10-vjeçare Vivian.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by irina shayk (@irinashayk)

Ai është gjithashtu baba i djalit 15-vjeçar Jack me ish-in e tij, Bridget Moynahan. Shayk ka qenë më parë në një lidhje me Bradley Cooper, me të cilin ka një vajzë 6-vjeçare, Lea. Ndërsa më herët ishte në një lidhje 5 vjeçare me Cristiano Ronaldon nga viti 2010 deri në 2015-ën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb