SHBA

Irina Shayk ka dhënë një përgjigje për t’i hedhur poshtë pyetjet në lidhje me marrëdhënien e saj me një Kanye West, pas ndarjes me Kim Kardashian.

Ndërsa modelja, 35-vjeçare, në përgjithësi është treguar e hapur për të diskutuar rreth romancave që ka pasur, përfshirë ish-in e saj Bradley Cooper, në rastin e Kanye West ajo nuk dha asnjë konfirmim.

“Nesër do të ketë thashetheme se po takohem me rojen e ndërtesës, duhet ta pranoj? Pastaj pasnesër, do të jetë dikush tjetër” -tha Shayk për HighSnobiety.
“Shikoni, gjithmonë ka diçka për të folur atje dhe unë thjesht dua ta mbaj për vete”-shtoi ajo.

Burimet konfirmuan për Page Six në qershor se ish-partnerja e West, Kim Kardashian, ishte në dijeni të një marrëdhënie midis të dyve dhe nuk shfaqi asnjë pakënaqësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb