Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Rama pasi ky i fundit iu përgjigj akuzave të opozitës me një video nga një autostradë e bllokuar në Spanjë.

PD thotë se Rama nuk e humbet mundësinë për të bërë asgjë për Shqipërinë, edhe kur vendi ka ngecur në baltë.

Sipas PD, Rama nuk ka asnjë zgjidhje për situatën teksa garanton se opozita me ardhjen në qeveri do të sjellë ndryshimin.

REAGIMI NGA PD
Ndërsa Shqipëria ka ngecur në baltë, proparama nuk e humb mundësine për të bërë asgjë për Shqipërinë. Edi nuk ka asnjë zgjidhje për vendin. Ne do të sjellim ndryshimin në Shqipëri. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb