TIRANE- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa thekson se sot i vetmi veprim që klasifikohet si krim i rëndë, është momenti kur flet kundër qeverisë dhe veprimeve të saj.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Manjani nënvizon faktin se trafikimi i lëndëve narkotike, vrasjet në ambientet publike nuk klasifikohen më si të tilla.
Ai shkruan se krimet dhe skandalet që bëjnë vetë drejtuesit e qeverisë i kanë në themel të kushtetutës, duke treguar edhe njëherë se reforma në drejtësi ka “kapitulluar”.
“Si erdhi koha?!Krim i rëndë sot nuk quhet më trafiku, as vrasjet në mjedise publike. Korrupsioni dhe abuzimi me detyrën jo e jo!Krim i rëndë sot quhet e folura kritike ndaj qeverisë!!! E drejta për të blasfemuar ndaj pushtetit është thelbi i lirisë së shprehjes, sipas Konventës Europiane të të drejtave të njeriut. Ndërsa konventa inter-kontinentale e Edvin Rilindasit kritikën e quan shpifje, inskenim, mashtrim, babale ejt…!! Ndërkohë krimet e skandalet kriminale që bëjnë vetë i kanë në themel të kushtetutës, konventave e kodeve të tyre të posaçme.Në bazë të neneve të këtyre kodeve kriminale, urdhëron Krimet e Rënda ta hetojnë ata që flasin!!Dhe këta të fundit zbatojnë urdhërat…Hë ta lumsha o pushtet! Rroftë ish reforma në drejtësi…”, shruan Manjani.
(n.m/BalkanWeb)