Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, prej disa kohësh është pozicionuar në një shtëpi me qira në qytetin e Kukësit, pasi iu gjet në çantë në pikën kufitare të Morinës, një pistoletë.

Duke qenë se ajo ishte shtatzëne, gjykata vendosi për këngëtaren, masën e arrestit shtëpiak.

Por, pak pasi u bë publik lajmi, Fjolla zyrtarizoi lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla, me të cilin pritet të martohet së shpejti. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa imazhe ku shfaqet pranë Fisnikut, e shkruan “zemrën time e kam pranë”, ndonëse ish-gruaja e Sylës e mallkoi publikisht këngëtaren, duke i thënë se i kishte shkatërruar familjen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb