Ish-ministrit grek të Financave, Yanis Varoufakis i është ndaluar hyrja në Gjermani nga autoritetet e vendit.

Mësohet se shkak për ndalimin e ish-zyrtarit të lartë grek është bërë një fjalim që ai do të mbante në një konferencë për Gazën, kundër Izraelit dhe në favor të shtetit palestinez.

Ndalimin e ka bërë të ditur vetë Varoufakis me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se Ministria e Jashtme gjermane lëshoi një “Betätigungsverbot” (ndalim aktiviteti) ndaj tij dhe dy akademikëve të tjerë, pas një ndërhyrje të forcave policore në konferencën për Palestinën që do të mbahej në Berlin.

“Kjo nënkupton jo vetëm ndalimin e hyrjes në Gjermani, por edhe ndalimin e pjesëmarrjes dhe aktivitetit online në ngjarjet politike në vend me qeverinë gjermane që kapërcen të gjitha kufijtë e autoritarizmit”, u shpreh Varoufakis.

Dy personat e tjerë për të cilët u dha një ndalim përkatës janë akademiku Salman Abu Sitta dhe kirurgu, rektori i Universitetit të Glasgoë-it Ghassan Abu Sittah, i cili madje u arrestua dhe iu nënshtrua një marrje në pyetje prej tre orësh në aeroportin e Berlinit. Të dy, së bashku me Varoufakis, do të merrnin pjesë në

Konferencën për Palestinën të organizuar nga “Zëri Çifut për Paqe” dhe partia MeRA25 e Gjermanisë, me një kërkesë qendrore “armëpushimi dhe ndalimin e gjenocidit në Gaza”.

Varoufakis tha po ashtu se “mungesa e demokracisë në Evropë po bëhet gjithnjë e më e madhe dhe se Gjermania, para së gjithash, e di më mirë se çfarë rreziqesh fsheh ky qëndrim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb