Rrjetet sociale kanë frymëzuar shumë vajza shqiptare, të cilat kohën dhe mundin e tyre ia kanë kushtuar pikërisht blogjeve. Pozat me veshjet firmato dhe udhëtimet në vende luksoze e ekzotike natyrisht që joshin shumë të rinj, por për Suada Sherifin në jetë duhet të bëhet diçka më shumë sesa të pretendosh të jesh një Fashion-Blogger.

Ish-Miss Shqipëria ka treguar së fundit se “Blogger-e” nuk është një profesion, ndërsa këshillon vajzat që numërojnë mijëra ndjekës në “Instagram” që të bëjnë një punë të vërtetë, shkruan suplementi “Bluetooth” në “Gazeta Shqiptare”.

Në deklaratën e saj për “INTV”, Suada Sherifi është shprehur, “Unë nuk do e hap asnjëherë një blogg mode. Kjo, sepse mendoj që asnjë blogger nuk funksionon si i mirëfilltë këtu tek ne, ashtu siç në fakt funksionon jashtë vendit, ku kushdo që ka një emër, madje edhe paguhet për të qënë present në evente. Mendoj se mund të investohet më mirë në një profesion të vërtetë, sesa të bëjë famë në këtë formë në një treg të vogël si Shqipëria, ku askush nuk sponsorizon për t’i reklamuar veshjet në blogg”, përfundon bukuroshja.

Suada Sherifi edhe pse është mjaft aktive në rrjetet sociale me foto profesionale, në fakt është notere me profesion, ndërsa gjatë ditëve të fundit ka deklaruar se shumë shpejt do ta shohim në rolin e moderatores së një emisioni në televizion.

(GazetaShqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: