Ish-zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache (Partia e Lirisë, e djathtë, FP) është rikthyer jo në politikë, por në ishullin e Ibizas, ku ai fundosi karrierën e tij në verën e vitit 2017, sipas gazetave ”Krone” dhe ”Oesterreich”, ku shkruhet se ish-udhëheqësi i FP po pushon me gruan e tij, Philippa dhe tre fëmijët.

“Po, si çdo vit me familjen time, gruan time, Philippa dhe tre fëmijët e mi, siç e kemi bërë 17 vitet e fundit, do të jem përsëri në Ibiza, sepse në Ibiza ia vlen gjithmonë udhëtimi!”, ka thënë Strache sipas ”Oesterreich”.

Në vitin 2017, Strache u filmua duke folur me një mbesë të dyshuar të një oligarku rus rreth asaj se si të kanalizonte donacione të fshehta për partinë e tij, FP.

Gruaja e paraqitur si një mbështëse e pasurisë së oligarkut, ofroi të blinte 50% të aksioneve të gazetës austriake ”Kronen Zeitung” dhe ta përdorte atë për të mbështetur FP-në.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb