Dy persona kanë humbur jetën pasi u përplasën nga një tren në Gjermani. Sipas mediave vendase dy viktimat ishin punëtorë të hekurudhës.

Ata po kryenin disa punime në shina në momentin që janë përplasur për vdekje nga treni.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit perëndimor gjerman të Këlnit sipas agjencisë gjermane të lajmeve.

Treni po udhëtonte nga Deti i Veriut për në Koblenz. Personeli i urgjencës , oficerë policie dhe psikologë ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: