Autoritetet ukrainase kanë bërë me dije së ndërkohë që 220 trupa të ushtarëve të vrarë në uzinën e çelikut në Azovtal, po aq janë edhe trupat që ende nuk janë sjellë në atdhe.

Uzina e çelikut Azovstal ishte bërë për një kohë të gjatë e vetmja pikë rezistence për ukrainasit në qytetin port të Mariupolit, por pas dorëzimit të tyre, jo të gjitha trupat e ushtarëve të vrarë u janë dorëzuar Kievit.

Komandanti i regjimentit të Gardës Kombëtare të Ukrainës Azov, Maksym Zhorin është shprehur se trupat e shumë luftëtarëve ukrainas të vrarë gjatë rrethimit të fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin jugor të Mariupolit ende nuk janë dorëzuar.

“Bisedimet po vazhdojnë për shkëmbime të mëtejshme, për të kthyer në shtëpi të gjithë trupat. Absolutisht të gjitha trupat duhet të kthehen dhe kjo është diçka për të cilën do të punojmë”, shtoi Zhorin në një video të postuar në kanalin e tij Telegram.

Ai tha se një e treta e të vrarëve ishin të batalionit Azov, ndërsa të tjerët i përkisnin oficerëve të patrullës kufitare dhe detare, si dhe policisë.

Qindra luftëtarë të strehuar në fabrikën e çelikut u morën në paraburgim rus në mesin e majit, por shumë u vranë gjithashtu gjatë sulmeve ruse në uzinë dhe qytetin e Mariupol.

“Për shkak se shumica e trupave ishin në një gjendje të tmerrshme, do të duhet një kohë shumë e gjatë për të identifikuar secilin person personalisht,” tha Zhorin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: