Një oficer i Ushtrisë Britanike, ndërsa ishte në një turne malor, ka postuar pamje dramatike të incidentit në Kirgistan. Nga pamjet shihet se si ka mundur që t’i mbijetojë një orteku të madh

Nëntë britanikë dhe një amerikan ishin në një turne udhërrëfyes në malet Tian Shan në Azinë Qendrore kur akulli dhe bora papritmas filluan të vërshonin drejt tyre.

Harry Shimmin, 27 vjeç, një kapiten në Inxhinierët Mbretërorë, ishte ndarë nga grupi për të bërë foto kur dëgjoi “tingullin e akullit të thellë që po vërshonte drejt tij.

Nga pamjet duket momenti kur orteku filloi të bjerë nga një majë e largët dhe mori rrugën drejt tij.

Më pas, bora shihet duke përfshirë vendin e tij përpara se të përfundojë videoja e postuar në Instagram.

Për fat të mirë, Shimmin mbijetoi duke mbështetur në një gur. Bashkëudhëtarët e tij, të cilët ishin më larg, ishin gjithashtu të padëmtuar.

Shimmin tha për The Times : “Nga ku po filmoja, munda të ikja vetëm nga streha pranë meje, prandaj nuk lëviza. Mund të jetë e vështirë të besohet, por isha i bindur se pjesa më e madhe e ortekut nuk do të arrinte tek unë dhe do të isha vetëm nga një ‘re’ e borës, në vend të një ‘muri’ bore. Unë jam një instruktor i kualifikuar i skive dhe kam marrë trajnime për ortekët në kurs. . . asnjë nga këto nuk ndihmoi as nga distanca”, ka thënë ai.

 

Shimmin u diplomua me një MA nga Universiteti i Chester në 2018, sipas faqes së tij në Linkedin, ku krahas karrierës së tij ushtarake thuhet se ai përfundoi një kurs instruktori skish këtë vit.

Ai shkroi në Instagram se e dinte që anëtarët e tjerë të grupit ishin më larg nga orteku.

“Bota po përballet me ndryshimin global të klimës, i cili është i mbushur me pasoja të rrezikshme,” tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb